Indeksi i prodhimit industrial turk në janar është rritur me 4.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Rritja më e madhe në grupet kryesore industriale u realizua në sektorin e energjisë me 3.7 për qind.
Në janar indeksi i sektorit të prodhimit industrial është rritur me 1.6 për qind në krahasim me dhjetorin 2016, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 1.5 për qind.
Kurse në krahasim me janarin 2016 indeksi i sektorit të prodhimit industrial në muajin janar të këtij viti është rritur me 2.8 për qind, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 7.2 për qind.
Në janar rritja më e madhe në krahasim me muajin e mëparshëm u realizua në sektorin e mobilierisë, me 18 për qind.
Kjo rritje u pasua me 12.5 për qind në sektorin e prodhimit të produkteve metalike me fabrikim dhe 11.2 për qind në sektorin e prodhimit të qymyrit koks dhe të produkteve të hidrokarbureve të rafinuara. /Telegrafi/