Site icon Telegrafi

Prodhimi industrial me rënie në Gjermani

Prodhimi industrial gjerman ra më shumë nga sa pritej gjatë muajit mars, por eksportet janë paraqitur çuditërisht të fuqishme dukë përbërë kështu një performancë mikse në ekonominë më të madhe të Europës për tremujorin e parë.

Të dhënat erdhën pasi porositë në fabrikat gjermane u rritën më shumë nga sa pritej në fund të tremujorit, nxitur nga një kërkesë e fortë nga vendet jashtë Eurozonës dhe duke treguar se nisja e mbarë e ekonomisë do të kalojë edhe në tremujorin e dytë.

Prodhimi industrial ra me 1.3 për qind në mars, rënie më e pjerrët që prej gushtit të 2014-ës, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë. Megjithatë, për tremujorin e parë në total, prodhimi industrial u rrit me 1.8 për qind, kryesisht për shkak të sektorit të ndërtimit dhe kërkesës për mallra kapitale.

Ekonomistët thonë se të gjitha të dhënat, pavarësisht atyre për industrinë, duken se do të sjellin një performancë të mirë të ekonomisë gjermane për tremujorin e parë.

Zyra e Statistikave do të publikojë të dhënat për Produktin e Brendshëm Bruto më vonë gjatë javës. Institucionet kryesore parashikojnë një zgjerim prej 0.6 për qind për tremujorin, apo sa dyfishi i rritjes në tremujorin e katërt të 2015-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version