Site icon Telegrafi

Prodhimi industrial në Maqedoni shënon rënie

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i prodhimeve industriale në prill të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, ishte 98.1, pra ka shënuar rënie, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shikuar në sektorë, rrite është regjistruar në xehetari dhe gurthyese (2.9%), Furnizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim (1.2%), energjetikë (0.4%) dhe prodhime kapitale (2.8%).

Rënie është regjistruar në industrinë e përpunimit, prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (1.2%), prodhimet afatgjata për përdorim të gjërë (9.1%) dhe prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë (5.2%)./Telegrafi/

Exit mobile version