Telegrafi

Qarkullimi industrial mujor në Maqedoni shënon rënie, kurse ai vjetor shënon rritje

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), qarkullimi në industrinë e Maqedonisë për muajin gusht, krahasuar me muajin paraprak, ka shënuar rënie prej 4.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, qarkullimi i gushtit të këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 14.1%, ndërkaq rritje këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, ka edhe në tregun e brendshëm, për 8.4%, si edhe në tregun e jashtëm, për 15.8%.

Sipas sektorëve, qarkullimi në xehetari dhe gurthyese, për 8.3%, pastaj në industrinë e përpunimit, për 14.3%.

Rritja është shënuar edhe në prodhimet e ndërmjetje, përvep energjisë, për 13.%; prodhimet kapitale, për 16.2%; prodhimet afatgjate për përdorim të gjërë, për 6.2%; dhe prodhimet afatshkurtëra për përdorim të gjërë, për 13%.

Rritje në qarkullimin industrial, përgjithësisht është arritur në muajt janar – gusht 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për 10.8%./Telegrafi/