Telegrafi

Prodhimi i iPhone 6 fillon muajin e ardhshëm, lansimi në shtator

Apple po e rrit prodhimin e iPhone me madhësi të ekranit prej 4.7 dhe 5.5 inç, modele të cilat mund të transportohen tek gjithë shitësit e saj, prej muajit shtator, thuhet më tej në raport.

Apple është duke e bërë gati lansimin e dy versioneve të reja të iPhone, duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane.

Industria për një kohë të gjatë ka spekuluar se Apple synon të krijojë modelet e reja të iPhone me ekrane më të mëdha, për të rivalizuar ashpër me Samsung, telefonat e së cilës janë dëshmuar të suksesshëm në Azi dhe tregje tjera, pikërisht për këtë tipar që e ofrojnë për përdoruesit. /Telegrafi / Foto: BGR /