Telegrafi

Prodhimi i iPhone 4S kushton mbi 200 dollarë

UBM ka analizuar historinë e përgjithshme të kostove për secilin komponentë të telefonit të Apple, dhe ka ardhur në përfundim se kompanisë amerikane prodhimi i një iPhone 4S i kushton saktësisht 203 dollarë për modelin me 32GB memorie të brendshme.

Kjo kosto është e përafërt me atë të iPhone 4 të cilin Apple e kishte lansuar gjatë vitit të kaluar.

Çmimi të cilin Apple e ka vënë për modelet  e iPhone 4S me 16GB, 32GB ose 64GB janë 649, 749 dhe 849 dollarë amerikan, respektivisht.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, iPhone 4S vjen me versionin e fundit të sistemit operativ të Apple, iOS 5,  që do ta përshpejtojë telefonin për më shumë se dy herë, krahasuar me iPhone 4, ndërsa ky model gjithashtu do të mbështetet edhe me procesorin dy bërthamor, i cili do ta përshpejtojë edhe më tej telefonin mobil më të kërkuar në botë. / Telegrafi /