Telegrafi

Prodhimi i Apple Watch fillon në janar

Mirëpo, tani sipas një raporti të ri thuhet se prodhimi i Apple Watch do të fillojë në janar të 2015, që i bie se raportet për lansimin zyrtar gjatë muajit mars mund të jenë të sakta.

Sipas këtij publikimi thuhet se Apple i ka zgjidhur disa nga problemet me prodhimin e orës, përkatësisht ekranin dhe procesorin, dhe se tani faza e para e prodhimit do të fillojë në janar.

Ora e mençur e Apple mund të përfundojë si njëra ndër produktet më të famshme të kompanisë deri më sot, edhe pse çmimi fillestar për të është 349 dollarë. (Telegrafi)