Site icon Telegrafi

Prodhimet vendore të Maqedonisë prezantohen në Panairin e Athinës

Ajvari i Maqedonisë, çajet dhe një pjesë e specialiteteve tradicionale të kuzhinës, janë prezantuar në Panairin ndërkombëtar të ushqimit në Athinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet është organizuar në Shoqata e grave të ambasadorëve në Greqi.

Vizitorët e tendës së Maqedonisë patën mundësi që të shijojnë një pjesë të specialiteteve tradicionale si ajvari, manxha, groshë në tavë, si edhe çajet organike.

Panairi ishte një mundësi e mirë për promovim të prodhimeve maqedonase, që rallë gjenden në tregun grek. Biljana Griovska, gruaja e ambasadorit të maqedonisë në Athinë, shprehu kënaqësinë nga vizitueshmëria e tendës së Maqedonisë, duke theksuar se interes më të madh është treguar për ajvarin dhe çajet./Telegrafi/

Exit mobile version