Site icon Telegrafi

Prodhimet tradicionale rurale nuk kanë qasje në qendrat e mëdhaja të qyteteve të Maqedonisë

Rajonet rurale të Maqedonisë kanë afarizëm të vogël me mundësi të rritjes, duke krijuar jo vetëm prodhime tradicionale, por edhe të reja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto prodhime nuk kanë edhe aq qasje në qendrat urbane te blerësit e mundshëm. Kështu u tha në Panairin e ushqimeve organike tradicionale ”Shija e Maqedonisë, ku u theksua se afarizmi i vogël është motor i zhvillimit ekonomik, pasi që hap vende të reja pune, prandaj edhe duhet të mbështetet maksimalisht.

Panairi do të jetë i hapur deri më 13 nëntor, ndërkaq prodhimet e tyre i prezantojnë 22 kompani të vogla dhe të mesme të rajoneve rurale./Telegrafi/

Exit mobile version