Telegrafi

Prodhimet shtëpiake për flokë të thatë

Shamponi i butë
Në një filxhan me qumësht joyndyror, tundet një ve. Kur të bëhet shkumë, qitet në rrënjë të kafkës. Lihet 5 minuta, e pastaj shpëlahen mirë flokët. Këtë shampon e përdorni dy herë në javë.

Regjeneratori me proteina
Merret 1 lugë vaj ricini, 1 lugë glicerinë, 1 lugë uthull molle dhe 1 lugë shampon të butë bimor. Me të lyhen rrënjët e flokëve, lihet 20 minuta. Shpëlahen me ujë.

/Telegrafi/