Site icon Telegrafi

Prodhimet pyjore shënojnë rënie në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), prodhimet pyjore në tremujorin e fundit të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, u ulën për 31.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritje e prodhimit pyjor është vërejtur te druri xeheror nga llojet gjethgjilpërë dhe gjethrënës, drurit hapëinor gjethgjilpërë dhe te lloje tjera të drunjve gjethrënës.

Ulje të prodhimit pyjor është shënuar te trungjet e llojit gjethgjilpërë dhe gjethrënës, lloj tjetër i drunjve gjethgjilpërë, drurit hapësinor të llojit gjethgjilpërë, drurit për ngrohje të llojit gjethgjilpërë dhe gjethrënës, si edhe te llojet tjera të drunjve, poleta të drunjve./Telegrafi/

Exit mobile version