Site icon Telegrafi

Prodhim i ulët i gështenjave në Kukës, nuk ka për shitje

Njësia administrative Mal Zi në Kukës njihet si një nga prodhuesit e gështenjave.

Fshatrat e kësaj njësie si Shemri, Mgull, Kryemadh dhe Petkaj e tjerë e ka përqendruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim.

Gjatë tetorit banorët nisin punën për vjeljen e gështenjës, por ndryshe nga vitet e tjera prodhimi i gështenjës si shumë kultura bujqësore mbetet i ulët kjo sipas banorëve për shkak të kushteve atmosferike.

“Absolutisht nuk ka janë zero, ka pasur vitet e tjera, çdo vit ka ardhur duke u varfëruar, nuk ka treg,” thotë një qytetar.

Jo vetëm prodhimi i ulët mungesa e një pike shitje dhe një tregu te sigurt por dhe rrënja e fuqisë punëtore po ndikon në vjeljen e këtij fruti.

Banorët thonë se tashëm gështenjën e mbledhin për konsum dhe shumë pak për shitje.

“Ska pas pikë grumbullimi kurrë këtu, çaj ka, boronicë, dëllinjë të kuqe dhe të zeza,” thotë një qytetar tjetër.

Sezoni vjeljes së gështenjave përkon me muaj tetor-nëntor, ku janë të vetëpunësuar një numër i madh banorësh, të cilët burim të ardhurash për familjet e tyre kanë mbledhjen e bimëve medicianale, bujqësi dhe blegtorinë./RTSH

Exit mobile version