Fondet Flex (mbitërheqja bankare) ju mundëson klientëve privatë qasje të shpejtë në fonde shtesë me normë efektive të interesit 9.00%.
4 përfitimet që sjell mbitërheqja bankare:
• Norma më të favorshme interesi në treg – ju përfitoni dyfishin e pagës tuaj neto përmes shërbimit të mbitërheqjes ( Fondeve Flex) me normë efektive 9.00%
• Para shtesë në dispozicion – qasje të menjëhershëm në fonde shtesë në zgjidhjen e mungesës afatshkurtër të mjeteve financiare, shpenzimeve të papritura ose emergjente, një shërbim i tillë ju jep komoditet duke ditur se gjithmonë do të keni mbështetje financiare
• Paguaj vetëm për mjetet që shfrytëzon – paguani interes vetëm për atë shumë që përdorni. Nëse mjetet nuk shfrytëzohen tërësisht, kjo nënkupton që për shumën e mbetur nuk paguhet interes
• Paratë kalojnë në llogari rrjedhëse – andaj ju mund t’i qaseni fondeve përmes pagesave me kartelë në POS që janë falas apo përmes tërheqjeve në bankomat po ashtu falas; gjendja e llogarisë dhe e shpenzimeve tuaja është e qasshme çdo kohë përmes e-Banking, bankomate apo SMS shërbimit. /Telegrafi/