Telegrafi

ProCredit “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2010”

Përveç vlerësimit nga revista “The Banker’, ProCredit Bank është cilësuar si “Banka e dekadës 2000 – 2010”, edhe nga revista tjetër britanike “Finance Central Europe”.

ProCredit Bank u nderua me këto dy çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

“Këto dy çmime vlerësojnë përpjekjet e vazhdueshme të ProCredit Bank-ës për të promovuar kulturën e mirëfilltë bankare, e cila, jemi të bindur se ndikon në përmirësimin e ekonomisë në Kosovë”, tha Eriola Bibolli, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e ProCredit Bank në Kosovë.

Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë te suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Shtator, me total të aseteve mbi 748 milionë euro. Depozitat e klientëve ndërkaq, kanë arritur shumën prej 630 milionë euro ndërsa portfolio aktive e kredisë ka arritur vlerën prej 475 milionë euro. /Telegrafi/