Telegrafi

ProCredit Bank sërish shpërblehet si banka më e mirë në Kosovë

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, ProCredit Bank u nderua me këto dy çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

Vlerësimet e tilla të bëra nga këto dy institucione botërore dhe me reputacion të njohur siç është “The Banker” dhe "Finance Central Europe" janë çmuar lart edhe nga menaxhmenti i ProCredit Bank-ës.

“Ne jemi krenar që banka jonë ka fituar shpërblimet si banka më e mirë në Kosovë për vitin 2008 nga këto dy revista të njohura ndërkombëtare. Këto dy shpërblime ne i shohim si shtytje për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me një ekspertizë të fuqishme të menaxhimit të riskut kreditor dhe politikës kreditore ne synojmë në një zhvillim stabil të bankës dhe me një shkallë të lartë të besueshmërisë” tha Philip Sigwart drejtor gjeneral i ProCredit Bank-ës.

Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë te suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Shtator, me total të aktives (aseteve) prej 650 milion euro.

Depozitat e klientëve të ProCredit Bank-ës, kanë arritur shumën prej 564 milion Euro që edhe më tutje vërteton reputacionin e të qenit banka më e besuar dhe më stabile në vend duke ofruar qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit. /Telegrafi/