Telegrafi

Procredit Bank, për 10 vjetorin lider në treg

ProCredit Bank, banka e parë që u hap në Kosovën e pasluftës, filloi punën e saj në Janar të vitit 2000 me një degë të hapur dhe vetëm 24 punonjës të ri dhe të përkushtuar.

“Marrë parasysh ambientin e brishtë operativ dhe rreziqet e ndërlidhura, themelimi i një banke në Kosovë në vitin 2000 ishte një sfidë e madhe. Konfliktet e vazhdueshme etnike dhe e ardhmja e pasigurt politike i pengonin investitorët e tjerë të mëdhenj të ndiqnin këtë rrugë” kujton Dr. Klaus Glaubitt Kryetar i Bordit të Drejtorëve të ProCredit Bank-ës.

Që nga fillimi i operacioneve të saj, ProCredit Bank promovoi vlerat e saj siç është ofrimi I shërbimeve bankare në mënyrë transparente duke u fokusuar në ofrimin e shërbimeve të përgjegjshme bankare. Banka është përpjekur që të ofrojë shërbime bankare për të gjithë Kosovarët pa bërë dallime në gjendjen e tyre socio-ekonomike.

Në Kosovë e kemi demonstruar se është e mundur që të jesh komercialisht shumë i suksesshëm duke e mbajtur një fokus të qartë zhvillimor në operacionet tona”, thotë Philip Sigwart, Drejtor Gjeneral në ProCredit Bank.

“Vështirë që dikush ta ketë imagjinuar në vitin 2000 se çka do të arrinte Banka brenda dhjetë vjetësh: në janar të vitit 2010, “ProCredit Bank” është institucioni më i madh financiar në Kosovë, me asete në vlerë të përgjithshme që kalojnë 734 milionë euro. Portofoli i saj i kredive arrin 471 milionë euro, ndërsa depozitat e konsumatorëve në total arrijnë 628 milionë euro. Banka ka një rrjet prej 62 degësh dhe një staf prej 1.200 të punësuarish,secili prej të tyre është i përkushtuar që t’i shërbejë gjithë popullit, por posaçërisht ndërmarrësve të vegjël dhe fermerëve”. thotë Dr. Glaubitt.

Gjatë këtyre 10 vjetëve, banka ka treguar përkushtimin e saj për vendin ku operon duke bërë një sërë donacionesh dhe mbështetjesh projekteve kulturore dhe edukative. Në vazhdën e këtyre përpjekjeve ProCredit Bank ka nderin të njoftojë donacionin e dedikuar Bibliotekës Kombëtare Universitare.

Ky donacion do t`i mundësojë bibliotekës që të ndërtojë një qendër trajnimi për të gjithë ata që punojnë nëpër bibliotekat e qyteteve të Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e donacionit do të shfrytëzohet për të ndërtuar këndin e librave për ekonomi ku do të ekspozohen libra nga fusha ekonomike që do të jenë në shfrytëzim të studentëve me qëllim të zgjerimit të mëtutjeshëm të njohurive për këtë fushë të rëndësishme./telegrafi/