Telegrafi

ProCredit Bank i zbret normat për kredi biznesi

Nëpërmjet kredive për biznese, ProCredit Bank synon të mbështesë dhe stimulojë bizneset në zgjerimin e tyre, rritjen e profitabilitetin apo fillimin e prodhimit.

“Duke konsideruar se bizneset në Kosovë janë ndër aktivitetet kryesore ekonomike dhe gjithashtu sektori i cili gjeneron mjaft vende pune, ProCredit Bank tashmë ka bërë lëvizje në lehtësimin e kushteve për kredi për biznese të vogla, agrobiznese dhe biznese të mëdha duke zbritur kamatat vjetore mesatarisht deri në 2 për qind varësisht nga shuma, kohëzgjatja apo lloji i kredisë së biznesit”, tha Florin Lila, zëvendësdrejtor gjeneral në ProCredit Bank.

Deri më tani ProCredit Bank ka disbursuar rreth 117.134 kredi për mbështetjen të sektorit të biznesit vendas. Këto rezultate tregojnë qartë kontributin e bankës sonë në zhvillimin e sektorit të ekonomisë. /Telegrafi/