Telegrafi

ProCredit Bank, 504 milionë euro depozita

Bazuar në një njoftim zyrtar të "ProCredit Bank", bilanci i prezentuar ka konfirmuar kështu pozitën e të qenit banka e parë dhe më e madhe në industrinë bankare të Kosovës.

“Rezultatet e tilla na motivojnë që edhe më tutje të zhvillojmë dhe ofrojmë qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit. Përmes shërbimeve dhe iniciativave tona për kursime ne mundohemi ta ngrisim vetëdijen e klientëve për rëndësinë e kursimeve dhe vlerën e vërtetë të saj” ka deklaruar Ilir Aliu zv/drejtor në ProCredit Bank

Sukses i "ProCredit Bank", është vlerësuar edhe rritja e pranisë regjionale, me hapjen e nëntë degëve të tjera të bankës, duke u koncentruar edhe në zona rurale, si në Mamushë, Roganë, Junik, me qëllim që ti ofrohen edhe kësaj pjese të shoqërisë shërbime të nevojshme bankare.

“Arritjet tona në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve sa më të përshtatshme të gjithë qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, duke promovuar qasje të përgjegjshme bankare në Kosovë”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/