Laptopët e lehtë dhe të hollë, do të bëhen gjatë këtij viti shumë më të shpejtë.
Vendosja e procesorit Ice Lake, që i përkes gjeneratës së dhjetë të Intel, sistemi i funksionit të aplikacioneve në laptop bëhet shumë më i shpejtë, rritet performanca në video-lojëra dhe lehtësohet lidhja në WiFi, transmeton Telegrafi.
Sistemi i ri kompjuterik, është i bazuar në një proces në të vogël, që prodhon dhjetë nanometra, me konfiguracione Core i3, Core i5 dhe Core i7.
Meqenëse video-lojërat janë një aktivitet shumë i rëndësishëm kohëve të fundit, Intel ka punuar që procesori Ice Lake, të jetë shumë i fuqishëm dhe lojërat të jenë sa më atraktive.
Intel ka bërë të ditur se me rezolucionin 1080p, video-lojërat Fortnite dhe Dirt Rally 2, bëhet e mundur të luhen edhe në laptop të lehtë sikur në kompjuter të mirë. /Telegrafi/