Telegrafi

Procesori i iPad 2 prodhohet nga Samsung

Mirëpo, informacioni të cilin ndoshta nuk e keni ditur deri më tani, është se kompania Samsung, njëkohësisht edhe rivali i kompanisë Apple, është prodhuesi i procesorit të iPad 2, A5.

Lajmi është bërë i ditur nga Chipworks, të cilët e kanë zbërthyer procesorin e iPad 2, ndërsa ata e kanë konfirmuar edhe njëherë se modelet e procesorëve A5 të cilët ata i kanë testuar, janë prodhuar pikërisht nga kompania Samsung, dhe jo nga TSMC, siç thuhej më parë.

Chipworks gjithashtu e ka konfirmuar se procesori A5 posedon 512 MB RAM, për dallim nga 256MB sa ishte në modelin paraprak të procesorit A4, ndërsa edhe kontrolli i ekranit të ndjeshëm në prekje përdor tre çipat e njëjtë që janë pjesë e tabletit paraprak të Apple, iPad. / Telegrafi /