Telegrafi

Procesorët nga ARM për kursim dhe performanca

Cortex A7 do të duhej të ishte pesë herë më efikas në shpenzimin e energjisë nga procesorët Cortex A8 dhe do të ketë sipërfaqe 5 herë më të vogël, respektivisht vetëm rreth 0.45 milimetra katrorë. Procesori pritet të jetë i prodhuar në procesin prodhues prej 28-nanometrave, e do të punoj në taktet prej 1.2 Ghz në konfigurimet dybërthamëshe, por nuk do të kenë mundësinë të përpunojnë sasinë e njëjtë të instruksioneve sikurse procesorët më të fuqishëm sikurse që është Cortex A15. Do të kenë kompatibilitet të plotë me procesorët ekzistues, e do të duhej të mundësonte ndërtimin e telefonave “të mençur” të cilët më 2013 do ta kenë çmimin prej 100 dollarë, ndërsa do të kenë performancat e telefonave “të mençur” të cilët e kanë çmimin nën 500 dollarë.

ARM me Cortex A7 paraqiti edhe konceptin e vet Big.little sipas të cilit pajisjet sikurse që janë telefonat “e mençur” mobil do të duhej ti kenë nga dy procesorë. Për shembull, procesori i bazuar në bërthamën Cortex A7 do të mund të përdorej për detyrat elementare “telefonike”, derisa Cortex A15 do të ishte përgjegjës për detyrat me kërkesa të ulëta sikurse që është përpunimi i videos ose lojërave. Sipas pohimeve nga ARM në këtë mënyrë mund të kursehet deri në 70% të energjisë në krahasim me telefonat “e mençur” aktual të cilët përdorin vetëm një procesor me performanca të larta. /Telegrafi/