Site icon Telegrafi

Procesohet pagesa për ngrohje për familjet në asistencë sociale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë procesimi i pagesës së subvencionit për ngrohje, për familjet në asistencë sociale.

Kjo masë është e mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Lexo po ashtu Qeveria ndan 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ndryshe familjet në nevojë do të përfitojnë 120 euro nga shteti, si ndihmë e menjëhershme për subvencionimin e lëndëve djegëse për ngrohje. Kjo është bërë e mundur nga masa 1.2 e lansuar nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka ndarë 5 milionë euro, e cila mundëson blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version