Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të martën se janë procesuar pagesat për ekonomitë familjare të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2022 dhe 2023.
Ai ka bërë të ditur se gjithsej janë mbështetur 1 mijë e 905 familje.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”.
“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës rreth një muaj më parë ka ndarë 9 milionë euro për t’i ndihmuar komunat e prekura nga vërshimet.
Ministri Murati pati thënë se do të ofrohet ndihmë financiare 90 për qind për komunat e prekura, në krahasim me dëmet e vlerësuara. /Telegrafi/