Në vendvotimin numër 0953 në Kriva Pallankë për shkak të problemeve teknike do të vazhdohet procesi i votimit edhe për një orë, njoftojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor.
“Në vendvotimin 0951 ku votojnë banorët e rajonit Bagllak janë konstatuar probleme teknike. Dy fletëvotime për kryetarë komune janë më shumë dhe për shkak të kësaj kishte ndërprerje të votimit për një orë. Kemi kryer hetim si Komision Komunal Zgjedhor dhe procesi i votimit është duke u zhvilluar pa probleme, ndërsa për këtë është njoftuar edhe KSHZ”, tha Dushko Arsovski nga KKZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, në këtë vendvotim procesi zgjedhor do të zgjasë deri në orën 20:00, ndërsa të regjistruar në listën zgjedhore janë 901 votues./Telegrafi/