Telegrafi

Procesi i vaksinimit në Kosovë, kërkohet të formohen ekipe mobile për zonat më të thella dhe të punohet në fundjavë

Foto: Arkiv

Me paraqitjen e variantin Delta, dhe numrit të madh të rasteve me covid-19, DemocracyPlus ka publikuar raportin me krahasimin e numrave të rasteve me variantin Delta në vendet si: Francë, Lituani, Luksemburg, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri dhe Serbi.

Nga ky raport D+ jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për motivimin/nxitjen e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Disa nga rekomandimet janë:

Vendosja e qendrave për vaksinim në fshatra, pasi jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë të frekuentojnë qendrat kryesore të vaksinimit;

Të formohen ekipe mobile për vaksinim në zonat më të thella dhe tek pacientët më të moshuar;

Vaksinimi për mësuesit/et, punëtorët/et e marketeve, personeli në bizneset e hotelerisë, shoferëve/eve të autobusëve dhe taksive të bëhet i obliguar, kjo pasi këto janë kategoritë që kanë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët;

Të organizohen debate publike dhe emisione televizive me ekspert shëndetësor për të shpjeguar efikasitetin e vaksinës, dhe të jetë të hapura për pyetje nga publiku;

Vaksinimi të vazhdojë edhe gjatë fundjavave, në mënyrë që të ofrohen më shumë mundësi për vaksinim nga qytetarët.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU:

Ndryshe, ditëve të fundit në vend është shtuar numri i të infektuarve.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim që të lejohet vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare me vaksinën Pfizer.

Sipas komunikatës për medie nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Sipas këtij plotësimi, do të vaksinohen edhe fëmijët mbi 12-vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore me vaksinën Pfizer. /Telegrafi/