Për disa shoferë nuk mjafton që vetura të ketë një timon të përshtatshëm dhe që butonat të kryejnë funksionet me një prekje të lehtë.
Kompania ‘Dartz’ është specializuar në mbështjelljen e timonëve me lëkurë krokodili dhe gurë të ndryshëm, varësisht nga përzgjedhja e klientit, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet procesi që kryhet i tëri në mënyrë manuale, që nga prerja e materialit, deri te vendosja në rreth.
Për një timon të tillë, duhet të paguhet hiq më pak se 30 mijë dollarë. /Telegrafi/
https://youtu.be/0uLTunr8Wvo