Site icon Telegrafi

Procesi Bërdo-Brioni mbledh në Shkup shtatë kryeshtetarë nga Ballkani

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, shtatë kryeshtetarë dhe një kryeministër, do të jenë mysafirë të presidentit Gjorge Ivanov, i cili është nikoqir i takimit të liderëve të vendeve të procesit Bërdo-Brioni, që sot do të mbahet në Shkup.

Zyrtarisht pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, i Sllovenisë, Borut Pahor, Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Shqipërisë, Ilir Meta, Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe i Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si mysafirë special në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.

Në Shkup sot do të vendoset siguria e shkallës së parë, për shkak të pjesëmarrjes së udhëheqësve të njohur. Siguri do të ketë edhe në ajër, edhe në tokë. Helikopterët do ta mbikëqyrin kryeqytetin, ndërsa do të ketë edhe regjim të posaçëm në komunikacion./Telegrafi/

*Foto Arkivë

Exit mobile version