Të përfshirë në aferat e kësaj bande janë edhe dy shqiptarë: Arben Lekli, 44-vjeç dhe Viktor Lekli, 46-vjeç, dy vëllezër të cilët mbërritën në Brindizi me valën e madhe të refugjatëve nga viti ’91.
Hetimet kanë gjetur se vëllezërit Lekli kishin ndërtuar një perandori të pasurive të patundshme në Shqipëri, me anë të tregtisë ndërkombëtare të drogës, në të cilën ata kishin një rol kryesor. Ata ishin furnizues të kokainës dhe të heroinës për klientët dhe shpërndarësit italianë.
Prokuroria ka kërkuar ndaj tyre dënimet më të rënda, 27 vjet për Arben Leklin dhe 24 vjet për vëllain e tij, Viktor./Telegrafi/