Në bazë të një deklarate të Kryetares së Dhomave të Specializuara Eketarina Trendafilova, pas emërimit të gjykatësve, shumë shpejt pritet të miratohet edhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në këtë Gjykatë.
Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar David Schwendiman shumë shpejt mund të ngris aktakuzat e para për krime lufte ndaj ish–pjesëtarëve të UÇK-së pasi shpejt pritet miratimi i Rregullorja e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializuara.
Kjo është bërë e ditur nga vet Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, transmeton Gazeta Express.
“Përshëndes emërimin e juristëve me kualifikime të tilla të larta. Secili prej tyre padyshim që do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit tonë të administrimit të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. Hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare të cilën unë do ta thërras së shpejti, dhe gjatë së cilës do të miratohet që rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara”, deklaroi Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.