Maqedonisë po i ndodh revolucion në gjyqësor dhe kjo është faza e tretë që duhet të plotësohet dhe të përmbyllet etapa e Prokurorisë publike në Maqedoni, ku duhet të caktoher një prokuror i ri i cili do ta zavendësojë Marko Zvrlevskin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Shkarkimi i Marko Zvrlevskit ndodhi më 17 gusht ku me 62 vota vendosën deputetët që të hapin rrugën për një kryeprokuror të ri.
Në vend të Zvrlevskit u emërua si ushtrues detyre gjykatësja Liljana Spasovska.
Dje (7 shtator) u votua konkursi publik për Kryeprokuror të ri. Me 61 vota pro dhe me deputetë të OBRM-PDUKM-së që u larguan nga salla edhe ky propozim ndryshim kaloi në Kuvend.
Vendimi për konkursin duhet të del në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë dhe i njejti të jetë i hapur për 15 ditë pune ku mund të paraqiten të gjithë kandidatët e interesuar. /Telegrafi/