Site icon Telegrafi

Procedura rrëqethëse e pastrimit të syve me anë të kapëses së letrave (Video)

Është shpërndarë në internet një video e realizuar në Afrikën e Jugut, ku një mjek popullor ia pastron pacientes sytë me kapësen e letrave.

Pasi e kalon telin disa herë poshtë kapakut, nxjerrë prej aty një sasi të konsiderueshme papastërtie, teksa njëjtë vazhdon edhe me syrin tjetër, transmeton Telegrafi.

Pacientja duket se nuk ka dhimbje, ndërsa qeshë e lehtësuar pasi t’i jetë hequr teli.

Këto metoda alternative janë shumë të përhapura në këtë regjion afrikan, ku shkojnë shumë të interesuar për tu shëruar.

Në anën tjetër, kërkohet që në asnjë formë të mos imitohen këto veprime, por të kryhen vizitat e zakonshme mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version