Telegrafi

Procedura për kryeprokurorin e ri do të fillojë të martën

Qeveria në seancën e ardhshme më 22 gusht në rend dite do ta vendosë pikën që të nënshkruhet shpallja e konkursit për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, informoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Pasi të nënshkruhet, konskuris do të jetë i hapur për 15 ditë. Pas kësaj, gjithë biografitë e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, i cili do të ketë 15 ditë afat për të dhënë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Këto mendime Këshilli do t’i dërgojë në qeveri, e cila në seancën e ardhshme pasi të merr mendimet do të duhet ta zgjedhë një kandidat i cili ka pasur mendim pozitiv ka Këshilli.

Biografia e kandidatit të zgjedhur do të dërgohet në Kuvend me rekomandim që ai të zgjidhet kryeprokuror i ri, i cili duhet të votohet me 61 vota “për”.

Afati konkret kur do të zgjidhet prokurori i ri akoma nuk dihet, pasi për shkak të nenit 8 të Ligjit Zgjedhor pasi të nënshkruhen zgjedhjet nuk mund të fillohet procedurë për emërimin e funksionarëve të rinj, ndërsa procedurat e filluara pezullohen.

TV24 njoftoi se vendin e Zvrlevskit deri në zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror do ta kryejë Liljana Spasovska./Telegrafi/