Telegrafi

Procedohet në Kuvend Projektligji për Buxhetin 2016

Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Raportin me amendamente të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016.

Pas shqyrtimit, Komisioni miratoi Raportin me amendamente të Projektligjit për Buxhetin 2016 dhe njëherësh e procedoi atë tutje në seancë të Kuvendit.

Në mbledhje, të cilën e kryesoi kryetari i Komisionit Naser Osmani, mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, raporton Koha.