Site icon Telegrafi

Problemit me numrin e madh të qenve endacakë në Shkup nuk i shihet fundi

Komunat vazhdojnë të mos kenë zgjidhje afatgjatë për problemin me qentë endacak. Këto kafshë të pa vaksinuar dhe të pa sterilizuar vazhdojnë te enden në grupe nëpër lagjet e kryeqytetit. Shumë prej tyre nuk janë agresiv, por ka edhe nga ata të cilët bëjnë përjashtim. Vetëm një natë më parë në stacionet policore në Shkup janë raportuar tre raste të kafshimeve nga qentë endacakë në disa zona në kryeqytet.

“Në orën 09.30 në Komisariatin e Policisë Gazi Babë, D.P. ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Sava Mihailov”. Më pas në ora 13:30 në Stacionin Policor Aerodrom, G.M.(49) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij i mitur është kafshuar nga një qen endacak në Bulevardin “Jane Sandanski”. Në ora 21:00 në Stacionin Policor Gazi Babë, AV (58) nga Shkupi ka raportuar se në rrugën “Sava Mihajllov” është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Muajin e kaluar 110 qenë iu nënshtruan trajtimit në ndërmarrjen publike “Laika”. Prej tyre, 80 janë kapur nga ekipet e kompanisë dhe 12 janë dërguar nga qytetarët. 39 qenë u adoptuan me sukses, dhe 48 u kthyen në vendin e tyre. Ndërsa një qen i sëmurë dhe në gjendje të keqe shëndetësore është eutanizuar. “Zelena Grupa” sot diskutoi rreth zgjidhjeve të reja ligjore të propozuara për avancimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve. Në ligj duhet të përfshihen në detaje rregullat që duhet të plotësojnë ata që duan të kenë kafshë shtëpiake, në mesin e rregullave të jetë edhe sterilizimi i kafshës.

“Propozimi i “Lajkas” në pjesën ku përmenden komunat, respektivisht Qyteti i Shkupit dhe ku çdo kund përmenden në mënyrë plotësuese Qeveria e Maqedonisë, besoj të gjithë dakordoheni me mua që shteti duhet të luajë rolin e saj në zgjidhjen e problemit, sepse komunat kanë treguar tashmë se nuk kanë kapacitet të plotësojnë këtë dhe të sjellin zgjidhje. Konsideroj se këto propozim ndryshime kanë implikime financiare të cilat komunat nuk do të mund t’i mbulojnë”, deklaroi një anëtare e “Zelena Grupa”.

Problemi me qentë endacak trashëgohet nga njëri kryetarë komune tek tjetri. Ndërmarrja “ Llajka” nuk ka kapacitet për trajtimin e të gjithë qenve të kryeqytetit, duke nënkuptuar se komunat e tjera janë në listë pritje. Disa prej këtyre komunave kontratën me “ Llajkan” as nuk e kanë vazhduar. /Alsat

Exit mobile version