Njerëzit po debatojnë për zgjidhjen e këtij problemi të thjeshtë matematikor: A e dini përgjigjen?
Detyra u bë aq e famshme sa hyri në trendët kryesorë në Twitter, pasi u postua atje nga një përdoruese.
Problemi viral matematikor është si vijon: 6:2 (1 + 2) =?
— dev ᴺᴹ (@iambuterastann) November 14, 2020
Detyra tërhoqi shumë vëmendje dhe me mijëra komente nga njerëzit që u përpoqën ta zgjidhnin atë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa disa pretendojnë se përgjigjja e saktë është 1, të tjerët mendojnë se është 9.
Ju si mendoni, cila është zgjidhja?
Zgjidhja e problemit:
Një matematikan shpjegoi se cila zgjidhje është e saktë në një video në YouTube që është parë më shumë se 16 milion herë deri më tani.
Në të vërtetë, për të arritur në përgjigjen e saktë, duhet të dini sekuencën e saktë të operacioneve të llogaritjes.
Së pari, kllapat zgjidhen gjithmonë, dhe kështu ne marrim numrin 3 në kllapa. Pastaj kllapa hiqet, dhe një shenjë shumëzimi shfaqet midis numrave 2 dhe 3.
Disa njerëz mendojnë se shumëzimi duhet të bëhet para pjesëtimit, kështu që ata vijnë në zgjidhjen 1.
Sidoqoftë, matematika moderne nuk i jep përparësi shumëzimit, por veprimit që vjen i pari nga e majta në të djathtë.
Në këtë rast, ajo është pjesëtimi, dhe zgjidhja e problemit 9.
/Telegrafi/