Telegrafi

Problemi me tatimin kroat do të zgjidhet për një kohë të shkurtë

Në një intervistë televizive, ministri për bujqësi i Serbisë, Rasim Ljajic, deklaroi se pret që çështja e çmimeve për inspektime të gjejë zgjidhje brenda 2 ose 3 ditësh, dhe se çdo zgjatje e kësaj krize është në dëm të të dyja palëve dhe se në fund nuk do të numërohen fitimet por humbjet nga zgjatja e mosmarrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrat për bujqësi të Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi në një takim të realizuar ditën e hënë në Sarajevë kërkuan që Kroacia urgjentisht të tërheq rregulloren me të cilën shtohen kontrollet sanitare të pemë dhe perimeve të importuara nga vende që nuk janë anëtare të BE-së dhe e rriti pagesën për kontrolle inspektoriale nga 90 në 2.000 kuna, gjegjësisht, nga 12 në 27 euro.

Katër shtetet kërkuan nga Kroacia të bëjë adaptimin e çmimeve për kontrolle me çmimet mesatare të shteteve anëtare të BE-së dhe apeluan deri te BE që të kyçet në tejkalimin e krizës dhe paralajmëruan, nëse Zagrebi nuk e tërheq vendimin për rritje të 22-fishtë të çmimeve për inspekcion edhe ata do të marrin masa reciproke ndaj Kroacisë./Telegrafi/