Problemi i migracionit dhe mundësia e një vale të re refugjatësh në Ballkan ekziston, por ai nuk duhet të nxirret jashtë konteksti dhe të hiperbolizohet, vlerëson profesori nga Universiteti ‘Aristotelis’ i Selanikut, Vemunt Arbake, i cili sot në Ohër mbajti fjalim në Shkollën e dytë rajonale për siguri që organizohet nga Fakulteti për siguri.
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban të dhënë ditë më parë në Ohër, ku sipas informatave të NATO-s, deri në vitin 2020 nëpër Maqedoni do të kalojnë 60 milionë refugjatë, profesori grek tha se ato janë deklarata plotësisht joreale të shteteve si Hungaria, Polonia ose Çekia, udhëheqësit e të cilëve kanë treguar mungesë bashkëpunimi në ballafaqimin me krizën e shfaqur nga vala e madhe e refugjatëve në vitin 2015.
Në lidhje me mundësinë për valë të re të refugjatëve që do të mund të kaplonte rajonin, Arbake tha se çështja nuk është aq e madhe, për çka flasin edhe të dhënat se numri i refugjtëve pas valës së parë është dukshëm i zvogëluar, por e njejta vazhdon të mbetet sfidë dhe kërkon bashkëpunim më të madh ndërmjet shteteve për ballafaqim të suksesshëm me këtë çështje./Telegrafi/