Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se qysh në ditët e para janë duke u marr me trajtimin e problemit të qenve endacakë.
Rama në një postim në Facebook shkruan se ka nënshkruar kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.
Lexoni të plotë postimin:
Qysh në ditët e para jemi marrë me trajtimin e problemit të qenve endacakë.
Sot e nënshkrova kontratën që siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, e që përfshin zënien, kontrollin, ushqimin, vaksinimin, identifikimin, sterilizimin, hospitalizimin dhe lëshimin.
Momentalisht, ekzistojnë 5 pika ushqyese, të cilat së shpejti do të shtohen deri në 20.
Jemi të vetëdijshëm për nevojën e zgjidhjes afatgjate të problemit, dhe po vazhdojmë të punojmë drejt saj. /Telegrafi/