Site icon Telegrafi

Problemi me qentë endacakë, pikë ushqyese në kampusin universitar në Prishtinë

Foto: Arkiv

Çështja e qenve endacakë vazhdon të jetë problem në Prishtinë, ndërsa sot u bë e ditur për një pikë të re të ushqyese në kampusin universitar, saktësisht në mes të Kishës dhe Fakultetit të Edukimit.

Kështu thuhet në njoftimin në një njoftim të Komunës së Prishtinës

“Ju njoftojmë se më 1 prill, në ora 16:00, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të vizitojë njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacak, e që numrin e këtyre pikave e ngritë në 23. Meqenëse, problemi i trajtimit të qenve endacak është prioritet i Kryetarit Rama dhe kabinetit të tij, pika e cila do të vizitohet nesër gjendet në parkun Universitar, në mes të ‘Kishës Ortodokse Serbe’ dhe Fakultetit të Edukimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të promovojë përfundimin e këtij projekti dhe do të paraqitet në konferencë për media, ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë rreth pikave të tjera ushqyese si dhe në përgjithësi për planin e Komunës së Prishtinës për trajtimin e problemit të qenve endacakë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version