Site icon Telegrafi

Problemi me qentë endacak rikthehet në Tetovë

Foto: Arkiv

Qentë endacak “vërshojnë” sërish qytetin e Tetovës duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Më të kërcënuar nga kafshimi ndërkaq mbeten nxënësit e shkollave fillore e të mesme të cilët herët në mëngjes iu drejtohen shkollave.

Rreziku që bartin me vete qentë endacak është tejet i madh, sidomos kur e dimë se shumica e tyre janë të pavaksinuar. Në rast të kafshimit nga qentë endacakë, mjekët rekomandojnë vizite të menjëhershme tek reparti infektiv.

Nga komuna e Tetovës ndërkaq thonë se kanë lidhur marrëveshje më një kompani që do të përkujdeset për qentë endacak por nuk bëjnë të ditur se kur do të ndodh kjo.

“Në një të ardhme të afërt pritet të bëhet gjetja e lokacionit dhe furnizimi i shtëpizave për trajtim dhe përkujdesje të kafshëve endacakë”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Tetovës ka pasur rreth 35 raste të kafshimit nga qentë endacakë./Alsat/

Exit mobile version