Një agjenci serbe e udhëtimeve zbuloi se një nga problemet kryesore për hotelierët grekë nga turistët serbë janë specat.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, jo të gjithë serbët i shfrytëzojnë datat para shtatorit për të shijuar detin e ngrohtë dhe plazhet e mbushura me njerëz.
Dhe kjo sepse, gjatë këtyre ditëve, ata e kanë edhe një “përparësi” tjetër, përcjell Telegrafi.
“Autobusi ndalon në Leskovc, blejnë speca në thasë. Dhe pastaj pushimin e përdorin për të pjekur edhe speca – jo në plazh, por në apartamente në Greqi”, citohet të ketë thënë njëri nga bashkëbiseduesit.
Hotelierët grekë thuhet se janë në dijeni të asaj që po ndodh, por nuk kanë zgjidhje për këtë çështje. /Telegrafi/