Telegrafi

Problemet me ndriçimin publik, komuna e Prishtinës rregullon disa probleme që u raportuan nga qytetarët

Rreth 17 probleme me ndriçim publik janë rregulluar në Komunën e Prishtinës.

Qytetarët kanë raportuar për probleme që kanë të bëjnë me ndriçimin publik në platformën “Ndreqe.com”.

Lexo po ashtu Probleme me ndriçim në pjesën historike të Prizrenit, qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë nga institucionet

“17 ankesa për ndriçim publik të raportuara nga qytetarët në lagjet Medresa, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë në Kryeqyteti Prishtina janë rregulluar nga komuna. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/