Rreth 17 probleme me ndriçim publik janë rregulluar në Komunën e Prishtinës.
Qytetarët kanë raportuar për probleme që kanë të bëjnë me ndriçimin publik në platformën “Ndreqe.com”.
“17 ankesa për ndriçim publik të raportuara nga qytetarët në lagjet Medresa, Qendër, Lakrishtë, Dardani dhe Ulpianë në Kryeqyteti Prishtina janë rregulluar nga komuna. Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në njoftimin e bërë për media. /Telegrafi/