Telegrafi

Problemi i madh me Nicolas Jackson nuk është mungesa e golave

Nicolas Jackson i impresionoi tifozët e Chelseat dhe Mauricio Pochettino në para-sezon, por e vetmja gjë e qëndrueshme për të në Ligën Premier është numri i kartonëve të verdhë që ai merr.

Më e keqja është se ai ndëshkohet për gjërat më të pakuptimta, si për shembull debati me gjyqtarët.

Pochettino ka paralajmëruar publikisht lojtarin e tij, gjë që nuk e ndaloi Jackson nga një tjetër karton kundër Aston Villas.

Ai ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë (pesë) dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen e radhës së Chelseat.

Në këtë video, mund shikoni problemin dhe krahasohet nëse ai ishte i njëjti te Villarreali. /Telegrafi/