Tendenca në rritje për kultivimin e kanabisit në disa zona të Shqipërisë, ka bërë që kreun e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku të alarmohet nga situata.
Kanë qenë fluturimet e para të avionit të Guarda di Finanzas italiane ato që kanë konstatuar prezencë bimësh narkotike dhe tendecë për kultivim.
Euronews Albania mëson se qarku më problematik ka rezultuar Lezha, e cila aktualisht është me drejtor të komanduar të policisë, Alfred Elezin.
Koordinata edhe për zona të tjera janë dhënë nga specialistët e Guarda di Finanzas të cilët prej më shumë se një muaji kanë nisur kontrollin e territorit.
Në takimin ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariateve nga e gjithë Shqiperia, Rrumbullaku ka lënë edhe porosi të tjera për rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi