Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se nesër më 24 qershor, me fillim të orës 12 qytetarët e Novo Sellës kanë paralajmëruar se do të protestojnë për shkak problemit me furnizimin me energji elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata gjatë periudhës nga ora 12 deri në ora 13 do ta bllokojnë komunikacionin në rrugën 1 para Makpetrolit dhe të vazhdojnë drejtë rrugës Luka Gerov, djathtas drejt rrugës Tiranska, majtas drejtë rrugës Peklane dhe anasjelltas.
Linja e Transportit Publik Shkup do të funksionojë deri në Dame Gruev. /Telegrafi/