Aeroplani i Qeverisë së Malit të Zi ka pësuar një dëmtim të hënën mbrëma në aeroportin e Podgoricës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi rreth orës 10 të mbrëmjes, pasi aeroplani që mbante Delegacionin e Kuvendit të Malit të Zi të udhëhequr nga Aleksa Beçiq kishte zbritur, por, për fat të mirë, askush nuk u lëndua.
Supozohet se bëhet fjalë për një problem të mjetit të uljes së aeroplanit.
Neposredno prije incidenta, iz aviona su izašli državni funkcioneri i članovi delegacijehttps://t.co/sfsOf2INxV
— radiotitograd (@radiotitograd) September 27, 2021
Siç raportojnë mediat në Mal të Zi, kjo kishte ndodhur gjatë kthimit të delegacionit të Parlamentit të Malit të Zi të udhëhequr nga Aleksa Beçiq nga Lubljana.
Dhe kjo ishte arsyeja pse aeroplani qarkulloi mbi Podgoricë për ca kohë.
Kur aeroplani u ul në pistën e aeroportit të Podgoricës, pati një rrëshqitje të shkurtër.
Autoritetet kompetente u informuan për ngjarjen, të cilat do të përcaktojnë më tej arsyen që shkaktoi mosfunksionimin në aeroplan. /Telegrafi/