Site icon Telegrafi

Problemet teknike shtyjnë zgjedhjen e Komisioneve Zgjedhore Komunale në Maqedoni

Edhe pse u paralajmërua se Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të zgjedhë anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale (KZK), një gjë e këtillë nuk ndodhi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja e paraparë për në ora 14 nuk filloi për shkaqe teknike. Ndryshe, KSHZ-ja sot duhej të zgjedhë anëtarë, kryetarë dhe zv. kryetarë për 80 komisione zgjedhore komunale. 800 anëtarë të KZK-ve duhet të zgjidhen në bazë të një zgjedhje të rastit nga radhët e administratës shtetërore, komunale dhe nga Qyteti i Shkupit.

Në një seancë tjetër, KSHZ-ja duhet të merr qëndrim nëse krejtësisht do të ndryshojë përbërja e këshillave zgjedhorë, apo do të plotësohen vendet e zbrazta. Ndërkaq, tani për tani është duke ndodhë verifikimi i listës zgjedhore dhe paraqitja e diasporës për zgjedhje./Telegrafi/

Exit mobile version