Telegrafi

Problemet teknike nxjerrin “Vala”-n për disa orë jashtë funksionit

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë problemi ka ndodhur sot rreth orës 05 e 35 minuta për shkak të mos sinkronizimit të mirë të pllakave mes vete disa antena bazë të "Vala"-s kanë dalur jashtë funksionit.

"Kanë qenë gjithsej 33 stacione bazë të afektuara nga mos sinkronizimi i mirë. Lokacioni i këtyre stacioneve bazë ka qenë duke filluar nga Hoteli Grand e deri në lagjen Veternik".

Në po të njëjtin njoftim zyrtar thuhet se ekipet e inxhinierëve të "Vala"-s kanë reaguar menjëherë dhe pas disa orë punë kanë kthyer në sistem të gjitha këto stacione bazë.

"I gjithë problemi ka zgjatur deri ne orën 10 e15 mininuta kur gjithçka është normalizuar. Me këtë rast operatori mobil "Vala" u kërkon falje të gjithë atyre konsumatorëve që kanë janë afektuar nga këto probleme teknike". /Telegrafi/