Site icon Telegrafi

Problemet seksuale që i shqetësojnë të dyja palët

Çka nëse seksi është bërë monoton? Në lidhje jam qe disa vite dhe deri tash thuajse kemi provuar gjithçka. A është e pashmangshme ‘vdekja’ e seksit?
Mendimi se seksi zbehet pas një kohe, është ngjashëm sikurse kur nuk aplikoni për punë, sepse jeni të bindur se nuk do ta fitoni. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë nëse mundoheni pakëz. Ngjashëm është edhe me jetën tuaj seksuale. Është normale se pasioni humb, por kjo mund të parandalohet.

E dashura ime e do seksin, por e urren seksin e shpejtë, pse?
Ndoshta është në pyetje diç shumë e thjeshtë: I duhet kohë për tu lagur. Blini ndonjë lubrifikues dhe shikoni nëse kjo ndihmon. Shumë femra eksitohen shpejtë mendërisht, por kanë nevojë për kohë që të reagojë organizmi.

Pse ajo urren kur shikoj përmbajtje pornografike. A të heq dorë nga ideja se ndonjëherë mund të shikojmë pornografi bashkë?
Është fakt se shumë meshkuj shikojnë pornografi, sepse është argëtuese. Duke qenë se meshkujt janë më të mirë se femrat në ndarjen e dashurisë nga seksi, filmat e tillë për ta janë punë ‘e pafajshme’. Mirëpo, nuk duhet pritur që një femër e cila është kundër pornografisë të shikojë përmbajtje të tilla me ju. Meshkujt eksitohen nga fotografitë, ndërsa femrat nga fjalët.

Si ta refuzoj seksin, por të mos e hidhëroj
Ja një qasje e re: Mos u shqetësoni edhe nëse e hidhëroni. Shumica e meshkujve më shumë dëshirojnë që të thoni ‘jo’ sesa të bëni seks kur nuk dëshironi. Nëse ai kërkon diçka të tillë nga ju, atëherë ndërrojeni partnerin. Nuk keni nevojë për lejen e tij për ta refuzuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version